Vdes në QKUK burri që u aksidentua në Vushtrri

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Një burrë ka vdekur të shtunën në QKUK pasi kishte pësuar lëndime të rënda trupore, sepse sipas Policisë, i njëjti u godit nga një veturë në lëvizje.

Aksidenti ka ndodhur të premten kur viktima u tha se kishte zbritur nga kamioni me të cilin po udhëtonte për të rregulluar një ngarkesë në rimorkio.

Rasti kishte ndodhur në fshatin Novolan të Vushtrrisë, rreth orës 09:00.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa më 09.09.2023 i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK”, tha Policia.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.

Vdes në QKUK burri që u aksidentua në Vushtrri
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter