Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

8 të vdekur në vendin e punës, nis aksioni 15-ditor i inspektimeve në gjithë Kosovën

Press Online16 Prill 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Punës, ka nisur në mëngjesin e së enjtes një aksion të gjerë inspektimesh në vendet e punës në të gjithë territorin e Kosovës, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë, me fokus në sektorët me rrezikshmëri të lartë, si ndërtimtaria dhe aktivitetet e ngjashme.

Aksioni është duke u zhvilluar në bazë të vendimit të Ministrit dhe pritet të përfshijë shumicën e kapaciteteve njerëzore dhe logjistike të Inspektoratit, në një ndër ndërhyrjet më të gjera të këtij institucioni deri më tani.

U.d. i drejtorit ekzekutiv të Inspektoratit Qendror të Punës, Kastriot Jashari, tha se aksioni do të zgjasë 15 ditë dhe do të shtrihet në gjithë vendin.

“Siç e dini jemi në zbatim të vendimit të Ministrit të Punës, zotit Andin Hotit dhe mandatit ligjor të Inspektoratit Qendror të Punës. Sot fillon një aksion 15 ditor në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Ky aksion përveç tjerash është edhe në kuadër të mandatit tonë ligjor siç edhe e dini ju, dhe një aksion i tillë domethënë me shtrirje të tillë territoriale në të gjithë shtetin dhe me 90% të angazhimit të kapaciteteve tona të burimeve njerëzore dhe logjistike sipas të gjitha gjasave bëhet ndoshta për herë të, për herë të parë në kuadër të këtij institucioni”, tha ai.

Ai theksoi se qëllimi i aksionit është rritja e respektimit të rregullave ligjore nga bizneset dhe përmirësimi i kushteve të sigurisë për punëtorët.

“Qëllimi ynë është që të ushtrojmë autoritet në kuadër të mandatit ligjor për punën tonë që e kemi të përcaktuar me përshkrim të detyrave. Duhet kuptuar që bizneset, subjektet afariste, për ne janë partnerë. Por partneriteti ka detyrime dhe obligime. Por ka edhe respekt të parimeve dhe normave ligjore që duhet t’i bëjmë ne si shtetas. Në kuadër të kësaj ne po përpiqemi që të ndryshojmë disa praktika në mënyrë që të dihet rregulli i qartë në respektimin e kushteve të sigurisë së punës për të gjithë shtetasit tanë. Në përgjithësi sot fillon aksioni në tre rajone ose pjesë të Republikës së Kosovës. Me gjasë që do të fillohet në Prishtinë, në Ferizaj dhe në Fushë Kosovë, por kjo do të jetë domethënë në varësi të planit operativ që e kemi organizu si institucion dhe si kolegë domethënë me koordinimin e të gjithë akterëve tjerë dhe të ministrisë”, tha ai.

Ndërkaq, udhëheqësi i Divizionit për Rajonin e Prishtinës, Ahmet Delolli, bëri të ditur se aksioni do të zhvillohet në të shtatë rajonet e vendit me ekipe të shumta inspektuese.

“Atëherë siç e ceki edhe u.d. drejtori, plani operativ do të zhvillohet në të shtatë regjionet e Republikës së Kosovës. Me 15 ekipe inspektuese, inspektorë të angazhuar në terren 30, i cili do të zgjasë në 14 ditë vijuese të aksionit”, tha ai, transmeton EO.

Të mërkurën mbrëma një 48-vjeçar humbi jetën si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës në zonën industriale në Shtime.

Vetëm dy ditë më herët, të hënën në Ferizaj, një 59-vjeçar kishte vdekur pasi kishte rënë nga një objekt në ndërtim. Kjo ishte vdekja e shtatë në vend të punës këtë vit.

Previous ArticleHoxha: Me programin LIFE, politikat strategjike i shndërrojmë në zgjidhje konkrete ekologjike
Next Article “‘Nuk jam ai që shihni!”/ Mateo flet pa filtra, zbulon të vërtetën e fshehur brenda shtëpisë!

Lajme të ngjashme

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës ndan mbi 61 mijë euro për Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Presidentja Shiroka Pula përfaqëson Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit Brdo-Brijuni në Ohër

26 Nëntor 2026 KOSOVË

29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë, Haxhiu kërkon lirimin e ish-krerëve

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Serbia vazhdon narrativën kundër Kosovës edhe në takimin me admiralin e NATO-s

26 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimi i reformave të nevojshme…

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.