Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli në “Summer Click” në TV21 komentoi largimin e 2 deputetëve nga kjo parti, gjegjësisht të Bastri Bajramit dhe Kastriot Rexhepit. Zendeli thotë se ky fenomen po ndodhë te shumë parti politike, ndërsa sipas tij duhet të kërkohet “ilaç për këtë sëmundje”.
“Ndonjëherë jemi shndërruar si La Liga, si në futbollin profesionist, kur futbollistët në çastin e fundit të afateve kalimtare, ata lëvizin nga një subjekt te subjekti tjetër, është joserioze, është një sëmundje që të gjithë si shqiptarët këtu në Maqedoni, partitë politike, duhet ti gjejmë një shërim. Partitë politike maqedonase e kishin këtë sëmundje më herët, disi e kanë tejkaluar këtë, duhet edhe ne”, tha Zendeli.






