Temat e integrimit sa më të shpejtë të vendit dhe rajonit do të jenë fokusi kryesor në kuadër të edicionit të tretë të Forumit të Prespës të enjten dhe të premten, që do të mbahet në qytetin e Strugës. Në vigjilje të përvjetorit të pestë nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, ministri Osmani përkujton nevojën e unitetin e shteteve evropiane në kohën e agresionit rus, përcjell PRESSonline.al
Shefat e shteteve dhe qeverive, diplomatë, politikanë ndërkombëtar dhe aktivistë të OJQ-ve në këtë ngjarje dy ditore do të kenë rastin të shpalosin qëndrimet e tyre lidhur me sigurinë dhe stabilitetin kontinental, thotë Osmani, që sipas tij kjo realizohet vetëm përmes përshpejtimit të integrimit rajonal.
“Agresioni rus ndaj Ukrainës na kujton rëndësinë e një Evrope të bashkuar dhe demokratike, të përkushtuar në mbrojtjen e vlerave dhe interesave të saj. Nuk ekziston mendim shkencor politik përkatës që nuk e vendon temën e një Evrope të Bashkuar, si faktor kyç për sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të kontinentit. Të pasqyruar përmes integrimit të përshpejtuar dhe përforcuar të vendeve që nuk janë anëtare. Në forumin e sivjetmë do të kemi mundësi që në vitet në vijim deri në vitin 2023 të kësaj dekade, familja evropiane të zgjerohet.”, – theksoi ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.
Osmani foli edhe për rezolutën e Bundestagut gjerman për riafirmimin e gjuhës dhe identitetin maqedonas drejt BE-së, i cili pritet të votohet të enjten. Kryediplomati thotë se në vazhdim do të ketë edhe shumë rezoluta të tjera nga vendet e BE-së me qëllim të mbështetjes së eurointegrimit të vendit.







