1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Osmani uron kurorëzimin e Mbretit Charles:  U forcoftë Aleanca midis dy vendeve tona

Osmani uron kurorëzimin e Mbretit Charles:  U forcoftë Aleanca midis dy vendeve tona

featured

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Mbretin Charles dhe Mbretëreshën Camilla, në kurorëzimin e tyre si monarkët e rinj të Mbretërisë së Bashkuar.

Duke ndarë disa fotografi nga ceremonia, Osmani ka thënë se aleanca mes dy vendeve uron të vazhdohet gjatë mbretërimit të Mbretit Charles.

“Urimet tona të përzemërta për Madhëritë e Tyre Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla për këtë kurorëzim historik. Aleanca midis dy vendeve tona dhe lidhjet midis popujve tanë u forcofshin gjatë mbretërimit të Mbretit!” ka shkruar Osmani në Twitter.

Osmani uron kurorëzimin e Mbretit Charles:  U forcoftë Aleanca midis dy vendeve tona
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.