Grevistët e reformës së pensioneve në Francë, mes të cilëve punonjës hekurudhash dhe të sektorëve të tjerë, pushtuan sot për disa minuta hyrjen e bursës evropiane Euronext në qendër të Parisit.
Zhvillimi vjen pas hyrjes me forcë të protestuesve në dyqane të korporatave të luksit, për të cilat grevistët thanë se janë veprimet simbolike për të “demonstruar aty ku është paraja”.
“Ne na thonë se nuk ka para për të financuar pensionet, por nuk ka nevojë që paratë të nxirren nga xhpat e punëtorëve pasi ato janë në xhepat e miliarderëve”, tha sindikalisti i hekurudhave Fabien Villedieu.
Duek valëvitur flaurët e sindikatave, grupi i disa qindra protestuesve pushtuan sallën e bursës Euronext, duke e mbushur me tym të kuq flakadanësh dhe me brohorimat tipike të protestës.
Në fillim të muajit skena të ngjashme u zhvilluan në zyrat kryesore të Parisit të korporatës botërore Blackrock.
Në fundjavë Macron nënshkroi në ligj rritjen e moshës së pensionit me dy vjet të tjera për francezët në 64 vjeç.
Tre muaj protesta kudnër reformës kanë nxjerrë në rrugë miliona francezë teksa sondazhet e opinionit tregojnë se shumica e francezëve kundërshtojnë ndryshimet.
Top Channel