1. Lajme
  2. SPORT
  3. “Është koha e veprave dhe jo fjalëve”, Bare: Espanyol mbijeton!

“Është koha e veprave dhe jo fjalëve”, Bare: Espanyol mbijeton!

featured

Mesfushori i kombëtares, Keidi Bare ka “hedhur pas krahëve” dëmtimin që e la jashtë fushave të lojës për tre muaj teksa është rikthyer në dispozicion të Espanyol në LaLiga.

Fieraku u aktivizua në 12 minutat e fundit të ndeshjes që Espanyol humbi me shifrat 3-1 ndaj Betis në transfertë teksa në këtë sezon, skuadra e shqiptarit është në një pozicion tejet të vështirë pasi renditet në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit dhe rrezikon seriozisht mbijetesën në elitë.

Megjithatë, në këtë fund sezoni edhe 25-vjeçari do të tentojë të japë kontributin e tij duke nisur nga ndeshja e radhës ndaj Cadiz në shtëpi. Një sfidë direkte me Baren që së fundmi shprehet se tashmë është momenti për të lënë fjalët dhe për të treguar me vepra në fushë se Espanyol e meriton qëndrimin në LaLiga.

“Ka ardhur koha të fitojmë dhe të lejmë fjalët, ato nuk kanë më vlerë. Tashmë është koha për vepra. Kemi mundësi për të fituar në ndeshjen e radhës dhe duhet ta bëjmë me patjetër. Është një ndeshje për “jetë a vdekje”. Kemi punuar shumë për këtë ditë dhe në mendje kemi vetëm ndeshjen me Cadizin, do të tentojmë të marrim tre pikët me çdo kusht.

Do të japim gjithçka në fushë dhe do t’ia dalim sepse nuk ka rrugë tjetër, kjo duhet konfirmuar edhe me vepra dhe jo vetëm me fjalë. Tifozët janë ata të cilët na japin një shtysë të madhe dhe na mbështesin në të mirë dhe në të keqe. E rëndësishme është që janë aty me ne edhe në momente të vështira, nuk kam çfarë t’iu them atyre sepse e kanë treguar veten”, u shpreh Bare.


Top Channel

“Është koha e veprave dhe jo fjalëve”, Bare: Espanyol mbijeton!
|