BE ndan detaje për takimin e Dialogut më 2 maj

featured

Bashkimi Evropian ka njoftuar se më 2 maj, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq do të takohen më 2 maj në Bruksel, si takim për normalizim të marrëdhënieve.

“BE-ja, si ndërmjetësuese e dialogut Beograd-Prishtinë, së bashku me Kosovën dhe Serbinë, si palë në Dialog për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, kanë krijuar sot një Komitet të Përbashkët Monitorues për të mbikëqyrur zbatimin e Marrëveshjes në rrugën e normalizimit ndërmjet Kosova dhe Serbia dhe Aneksi i Zbatimit të saj. 

Themelimi bëhet 30 ditë pas takimit të nivelit të lartë të Dialogut në Ohër, Maqedonia e Veriut, siç përcaktohet në Aneksin e Zbatimit” thuhet në njoftimin e BE-së.

“Komiteti i Përbashkët i Monitorimit do të kryesohet nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Kosova do të përfaqësohet nga ambasadori i saj në Bruksel Agron Bajrami dhe Serbia nga kryenegociatori Petar Petkoviq.

Komiteti do të takohet rregullisht në Bruksel. Termat e Referencës pritet të finalizohen dhe miratohen në takimin e parë të Komitetit, i cili do të zhvillohet pas takimit të radhës të dialogut të nivelit të lartë i planifikuar të mbahet në Bruksel të martën më 2 maj” thuhet tutje në njoftim.

Lexo po ashtu:

BE ndan detaje për takimin e Dialogut më 2 maj
|