1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. Shkencëtarët modifikuan mikrobet gjenetikisht për të luftuar kancerin

Shkencëtarët modifikuan mikrobet gjenetikisht për të luftuar kancerin

featured

Hulumtuesit e Stanford Medicine bënë një zbulim premtues që mund ti hapë rrugë metodave të reja të trajtimit të kancerit në të ardhmen. Shkencëtarët kryen disa testime ku arritën të manipulonin gjenet e disa mikrobeve dhe baktere që qëndrojnë në lëkurë.

Këto mikrobe të modifikuara u injektuan në një mi me kancer dhe ajo çfarë ndodhi i habiti së shumti shkencëtarët ndërsa tumoret filluan të shkatërroheshin.

Bakteri në fjalë, Staphylococcus epidermidis, u mor nga një mi tjetër dhe u modifikua për të prodhuar një proteinë e cila stimulon sistemin imunitar në lidhje me tumore specifike. Eksperimenti rezultoi një sukses i vërtetë ku bakëret e modifikuara arritën të vrasin lloje agresive të kancerit të lëkurës pasi u aplikuan tek plaga. Rezultati u arrit pa asnjë lloj inflamacioni të dukshëm.

“Ngjante sikur të ishte magji,” tha Michael Fischabach, një profesio PhD i bioinxhinierisë së Stanfordit.

Është një tjetër zhvillim mjaft interesant në të kuptuarit të botës së mikrobeve dhe baktereve. Njerëzit dhe mi janë shumë të ngjashëm biologjikisht në shumë aspekte, por shpeshherë trajtime të suksesshme tek mitë nuk kanë rezultuar njëlloj tek njerëzit.

Hulumtuesit e Stanford nuk janë të sigurisë nëse Staphylococcus epidermidis do të nxiste një përgjigje imunitare të ngjashme tek njerëzit.

/PCWorld Albanian

Shkencëtarët modifikuan mikrobet gjenetikisht për të luftuar kancerin
|