1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. Një paralajmërim i Samsung shtyn Google drejt një ndryshimi radikal të motorit të kërkimit

Një paralajmërim i Samsung shtyn Google drejt një ndryshimi radikal të motorit të kërkimit

featured

Të gjendur përballë një konkurrence të re nga Microsoft dhe OpenAI, Google raportohet se po “garon” për të ndërtuar një motor kërkimit “plotësisht të ri” fuqizuar nga inteligjenca artificiale.

Sipas The New York Times, kompania është në fazat e para të krijimit të motorit të ri të kërkimit në përpjekje për të ofruar diçka që e quan “një eksperiencë shumë më të personalizuar.”

Projekti nuk ka një afat të caktuar. Megjithatë Google gjithashtu po zhvillon një suitë funksionalitetesh AI për motorin ekzistues të kërkimit me emrin e koduar “Magi.”

Në mesin e funksionaliteteve që Google po zhvillon është një robot bashkëbisedues që mund tu përgjigjet pyetjeve të inxhinierisë së softueri dhe të gjenerojnë blloqe kodi. Kompania gjithashtu ka eksperimentuar me një funksionalitet ku njerëzit mund të kërkojnë muzikë me robotin bashkëbisedues. Sipas The Times, kompania ka punësuar 160 punonjës për këtë ridizajnim.

Funksionalitete të reja janë në faza të ndryshme zhvillimi ku një është në Chrome dhe quhet “Searchalong.” Një robot kërkimor do të mund të skanonte një uebsajt që po lexoni për të ofruar informacion kontekstual. Për shembull nëse po shikoni një hapësirë në Airbnb, mund ti kërkoni robotit tju tregojnë se çfarë të kërkojë sipas akomodimit që keni planifikuar.

Dy funksionalitete të tjera eksperimental “GIFI” dhe “Tivoli Tutor” do të sillnin gjenerimin e imazheve apo të përdorë robotin për të mësuar një gjuhë të re.

Google ka planifikuar të zbulojë Magi muajin e ardhshëm përpara se të sjellë funksionalitete të reja në Vjeshtë. Axhenda e parashikuar për muajin e kaluar përkon me konferencën e zhvilluesve Google I/O.

Përtej risive që Google do të sjellë, Samsung raportohet ti ketë thënë kompanisë muajin e kaluar se është duke konsideruar kalimin në Bing si motor kryesor kërkimit në pajisjet e saj.

Kjo deklaratë besohet të ketë shkaktuar panik tek Google. Kompania ka një marrëveshje vjetore 3 miliardë dollarëshe me Samsung. /PCWorld Albanian

Një paralajmërim i Samsung shtyn Google drejt një ndryshimi radikal të motorit të kërkimit
|