Elon Musk, i cili bleu Twitter në Tetor të 2022 për 44 miliardë dollarë, pretendon se qeveria Amerikane kishte qasje në çdo gjë në platformën e medias sociale, përfshirë mesazhe private direkt mes përdoruesve sipas një klipi publikuar nga gazetari i Fox News Tucker Carlson.
Edhe pse klipi me shumë gjasa do ti bëjë përdoruesit më kureshtarë të shohin intervistën e plotë mes tij dhe Musk e cila do të publikohen ditën e Hënë, shumë pyetje dhe dyshime janë ngritur të cilat komuniteti shpresojnë që Carlson ti ketë shtruar.
“Niveli i qasjes që agjencitë shtetërore kishin në Twitter më la pa fjalë. Nuk isha në dijeni të saj,” tha Musk në klipin e publikuar në Twitter.
“A përfshihen mesazhet direkte të përdoruesve?” pyeti Carlson.
“Po,” u përgjigj Musk.
— Tucker Carlson (@TuckerCarlson) April 16, 2023
Nisur nga karakterizimi i Musk ende nuk keni përgjigje të disa pyetjeve. A po flet Musk për një qasje e fituar përmes një urdhri gjykate nga qeveria Amerikane?
Nëse qeveria kishte akses në mesazhet private të Twitter, si ka funksionuar? A monitoronte qeveria Amerikane në mënyrë të vazhdueshme përdoruesit? Nga ana tjetër a do të thotë se Musk dhe kushdo tjetër në Twitter ka akses tek mesazhet direkte? Çfarë mbrojtjesh janë në funksion për të ruajtur privatësinë e përdoruesve?
A ka në plan Musk të ofrojë enkriptim për mesazhet direkte, diçka për të cilën ka folur përpara blerjes së Twitter?
Këto janë pyetje të cilat kanë nevojë për përgjigje dhe shpresojmë që Carlson ti ketë shtruar.
/PCWorld Albanian