Ndryshimet kushtetuese paraqiten të jenë procesi më kompleks në të cili ndodhet vendi, shtuar ndasitë e partive politike. Profesori universitar Bashkim Selmani konsideron se procesi mund të unifikohet me konsenzus përfshi edhe deputetët e partive politike opozitare pas indikacioneve se disa deputetë të VMRO mund të përkrahin ndryshimet, ndërkohë që Mickoski nuk përfaqëson trupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së.
“Ndikimi i një pjese të deputetëve, ata mund të kundërshtonin apo përgjigjeshin pozitivisht ndryshimeve kushtetuese. Siç duket në publik ka indikacione të tilla për arsye se publiku hedh dyshimet me faljen dhe vejtërsimin e lëndëve në procedurat paraprake gjyqësore që është e papranuar në aspektin juridik dhe funksionimin e shtetit dhe së drejtës. Nga ana tjetwr Mickoski nuk paraqet grupin thelbësor parlamentar, prandaj pjesa dërmuese e tyre mendojnë se duhet të jetë interes i përgjithshëm pjesa e ndryshimeve kushtetuese”, u shpreh për TVM2, profesori universitar Bashkim Selmani, transmeton PRESSonline.al
Përpos VMRO-së, edhe E Majta, Alternativa dhe Lidhja Demokratie nuk kanë delegruar përfaqësues në grupet e punës për ndryshimet kushtetuese. Pozicioni i betonuar i tyre sipas Selmanit mund të bëj që përpos heqjes së 20% nga kushtetuta, të shtohen edhe kërkesa të tjera, ndërkohë që më të dëmtuar do të mbeteshin shqiptarët.
“Për sa i përket rolit të bullgarëve ne kushtetutën e Maqedonisë së Veriut përbën edhe ngacmimin apo ti themi trazon situatat tjera me të cilat është element bazë, ja siç e shihni nuk mund të karahasohen bulllgarët me shqiptarët, ose shqiptarët me të tjerët flasim për pakicat tjera mirpo është pretenduese, ju patë edhe vetë presidenti kroat ishte për futjen e kroatëve në kushtetutë poashtu nga ana tjetër është paralajmërimet e maqedonasve muslimanë. Edhe ata kërkojnë që të jenë pjesë e procesit të ndryshimeve kushtetuese dhe të jenë pjesë e barabartë”, theksoi Selmani.
Funksionimi i grupeve të punës pa opozitën sipas Selmanit është jofunksional. Ndërkohë ministria e drejtësisë pritet që të publikojë emrat e ekspertëve përskaj 13 anëtarëve të deleguar, nga partitë e pushtetit dhe presidenca.