Me modelet e reja MacBook Apple sjell diçka që ju ka munguar shumë përdoruesve

featured

Linjës MacBook të Apple gjithnjë i ka munguar një laptop i madh për konsumatorët. Me modelet e vjetra Intel 15-inç dhe 17-inç ishin të kufizuara vetëm tek modelet e shtrenjta MacBook Pro.

Me lançimin e Apple Silicon, laptopët konsumatorët MacBook Air ofronin nivele të ngjashme performance me modelet MacBook Pro fuqizuar nga procesorët Intel.

Modeli bazë MacBook Air ishte një prej laptopëve më të fuqishëm me çmimin që ofronte. Por ende diçka mungonte që laptopët Windows e kishin me tepri.

Nëse dëshironit një laptop me ekran të madh duhej të shpenzonit më tepër të blerë një MacBook Pro. Këtë vit presim që ky trend të ndryshojë dhe ata që duan ekranet e mëdha 14-inç dhe 16-inç MacBook Pro, Apple më në fund po përgatit një variant Air 15-inç.

Për të fuqizuar këtë laptop do të vijë një MacBook Air me çipin M3 duke ofruar teknologjinë më të fundit dhe jetëgjatësinë më të madhe të baterisë krahasuar me çipet M1 dhe M2.

Raportimet më të fundit flasin për një variant 15.3-inç që ka rezolucion të ngjashëm me MacBook Pro 14-inç, 8GB RAM dhe çip me tetë bërthama procesorike dhe 10 grafike.

Tani ata që duan një MacBook Air me ekran të madh, mund të shmangin modelet e kushtueshme MacBook Pro.

/PCWorld Albanian

Me modelet e reja MacBook Apple sjell diçka që ju ka munguar shumë përdoruesve
|