Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Pashkët ortodokse këtë të shtunë.
“Vëllezërve dhe motrave shqiptarë ortodoksë, të gjithë bashkëqytetarëve të Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë që shërbejnë në vendin tonë, që festojnë sipas kalendarit julian, për shumë mot Pashkët!”, ka shkruar Haradinaj.
Kreu i AAK-së ka thënë se “kjo festë le të shërbejë si motiv shtesë për promovimin e vlerave njerëzore”.
“Kjo festë le të shërbejë si motiv shtesë për promovimin e vlerave njerëzore dhe për të rritur unitetin dhe respektin ndaj njëri-tjetrit”, ka thënë Haradinaj.