Dy gola për tri minuta, Arsenali “zjarr” në derbin e Londrës

featured
Press Online
16 Prill 2023, 16:30

Dy gola të shpejtë në derbin West Ham-Arsenal, sfidë që po transmetohet në SuperSport 2. Kryesuesit e Premier League kaluan në avantazh në minutën e shtatë.

Kombinime të bukura mes lojtarëve të Mikel Artetës, asist i Ben White dhe finalizim i Gabriel Jesus.

Ky ishte goli i nëntë sezonal për sulmuesin brazilian. Tri minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë për skuadrën udhëtuese.

Krosim i Gabriel Martinellit nga e majtë dhe goli i kapitenit Martin Odegaard. 0-2 për Arsenalin, që ka hedhur një hap të sigurt drejt fitores së radhës në kampionat.


Top Channel

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter