Me Potter s’luante fare, Lampard e motivon para sfidës me Brightonin

featured

Në një kohë kur Chelsea duket qartë se ka vështirësi për të shënuar, trajneri Frank Lampard u përpoq të motivonte sulmuesin Pierre-Emeric Aubameyang në prag të ndeshjes kundër Brighton.

“Të shohim se çfarë do të ndodhë. Aubameyang është i njëjtë si gjithë të tjerët në skuadër, pavarësisht nëse është në formacionin fillestar apo jo. Ai duhet të punojë në stërvitje dhe të tregojë se e meriton një vend.

Historia e tij tregon se është një golashënues fantastik, do të shohim. Dua të jem pjesë e procesit ku lojtarët do të kenë një mundësi. Nëse ai po bën mirë në stërvitje dhe meriton të luajë, do ta ketë mundësinë në fushë të tregojë se çfarë mund të bëjë.

Nesër (sot) do të luajnë disa lojtarë që nuk ishin në Champions League. Është një ndeshje ku kemi nevojë për freski dhe energji. Duhet të shfrytëzojnë rastin”, theksoi trajneri.

Aubameyang ishte praktikisht i papërdorur nga trajneri i mëparshëm Graham Potter. /Supersport


Top Channel

Me Potter s’luante fare, Lampard e motivon para sfidës me Brightonin
|