1. Lajme
  2. SPORT
  3. Rayo Vallecano merr tri pikët ndaj Osasunas dhe “i rrëmben” vendin në renditje

Rayo Vallecano merr tri pikët ndaj Osasunas dhe “i rrëmben” vendin në renditje

featured

Rayo Vallecano i Ivan Balliut merr fitoren minimale 2-1 ndaj Osasunas, në një takim që ishte shumë i luftuar nga ta dyja anët.

Vendasit morën avantazhin në minutën e 40’ pas autogolit të Hernandez. Ndërsa vetëm tre minuta më pas Palazon dyfishoi avantazhin për skuadrën e trajnerit Iraola.

Në fraksionin e dytë, miqtë tentuan të gjenin golin dhe ia dolën në minutën 66’ me Gomez që realizoi pas asistit të Oroz.

Pas raundit të 29-të të La Liga, Rayo Vallecano shkon në kuotën e 40 pikëve në vend të tetë, ndërsa Osasuna bie në vend të nëntë me 38 pikë.


Top Channel

Rayo Vallecano merr tri pikët ndaj Osasunas dhe “i rrëmben” vendin në renditje
|