Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot publikoi listën e qendrave të votimit dhe lokacionet e tyre për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok si dhe për zgjedhjet e parakohshme për dy kuvendet komunale Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023, përcjell KosovaNews.
Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime.
Lista e qendrave të votimit është përgatitur në bashkëpunim dhe koordinim me organet e sigurisë.
KËTU mund t’i shikoni qendrat e votimit për zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat në veri/KosovaNews/