1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. Amazon i bashkohet garës AI me platformën Bedrock

Amazon i bashkohet garës AI me platformën Bedrock

featured

Ditën e Enjte Amazon lançoi një platformë AI për bizneset quajtur Amazon Bedrock që do të konkurrojë me shërbimet enterprise të OpenAI dhe të tjerëve në hapësirën e AI gjeneruese.

Bedrock është një suitë mjetet AI që do të ndihmojnë konsumatorët e Amazon Web Services – biznese të cilat kanë operacionet e tyre në qendrat e serverëve të Amazon – për të ndërtuar robotë bashkëbisedues, gjeneruar dhe përmbledhur tekst, dhe krijuar apo klasifikuar imazhet sipas kërkesës.

Përdoruesit e Bedrock mund të kryejnë detyra specifike duke përzgjedhur nga një gamë modelesh machine learning që kompania i quan “foundation models” siç janë AI21 Jurassic-2, Anthropic Claude, Stability AI dhe Amazon Titan.

Një menaxher përmbajtjesh për shembull mund të përdorë Bedrock për të krijuar një fushatë të shënjestruar reklamimi për një linjë të re çantash dore duke e ushqyer AI me të dhëna që të gjenerojë postime të produktit për median sociale, të shfaqë reklama dhe një kopje uebi për secilin produkt.

Njoftimi vjen pasi CEO i Amazon Andy Jassy shkroi në komunikimin e tij vjetor me aksionerët se kompania do të investonte bindshëm në AI. Gjiganti e-commerce do të investojë në AI gjeneruese dhe modele të mëdha gjuhësore të Jassy i quajti transformues.

Ndërsa mjete të tilla janë bërë më gjerësisht të disponueshme për publikun, njerëzit janë dyndur drejt mjeteve si ChatGPT për të filluar bizneset e tyre e disa firma po e integrojnë në operacionet e tyre për të rritur produktivitetin. /PCWorld Albanian

Amazon i bashkohet garës AI me platformën Bedrock
|