Edhe 5 ditë pritet votimi i fundit për liberalizim të vizave për Kosovën

featured

Hapi i fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të ndodh javën e ardhshme, pasi pritet të miratohet përfundimisht edhe në seancë plenare të Parlamentit Evropian.

 Kështu ka deklaruar Demush Shasha, drejtor ekzekutiv i EPIK-ut.

Ai ka thënë se javën e ardhshme, liberalizimi i vizave për Kosovën do të votohet në seancën e Parlamentit Evropian.

“Javën e ardhshme liberalizimi i vizave për Kosovën do të votohet në seancën plenare të Parlamentit Evropian. Ky është votimi final në procesin e liberalizimit të vizave”, ka deklaruar Shasha.

Ai ka deklaruar se kësaj radhe është fundi.

“Më nuk do të këtë lajme për ‘edhe një votim’ apo ‘edhe një hap. Ky është fundi.  Dhe fakti që më vjen kaq zor të shqiptoj fjalën ‘urime’, tregon sa i dhimbshëm ka qenë ky proces”, ka thënë ai.

Me votimin final në Parlamentin Evropian, liberalizimi i vizave për kosovarët,  ashtu siç është përcaktuar, do të ndodhë jo më larg se me 1 janar 2024.

Kështu, nga 1 janari edhe Kosova pritet t’u bashkohen të gjitha vendeve të rajonit, të cilat liberalizimin e vizave e kanë fituar më shumë se 12 vjet më parë. 

Edhe 5 ditë pritet votimi i fundit për liberalizim të vizave për Kosovën
|