Realme nxjerr në shitje telefonin 240W për tregjet ndërkombëtare

featured

Realme, brendi simotër i Oppo, më në fund po sjell karikimin e shpejtë 240W SuperVOOC në tregjet ndërkombëtare. Prezantuar në Kongresin Mobil Botëror, Realme GT3 është identik me modelin Kinez GT Neo 5 që do të thotë se vinë të gjitha përfitimet e tij siç është karikimi i baterisë 4,600 mAh për 9.5 minuta.

Për të përballuar nxehtësinë ekstra të gjeneruar nga fuqia më e lartë, bateria e GT3 është e mbuluar me një sistem ftohjeje të lëngshme dhe shoqëroht nga sensorë të ndryshëm sigurie dhe dizajn kundër zjarrit.

Bateria arrin të mbajë 80 përqind të shëndetit pas 1600 cikleve të karikimit.

GT3 vjen me kamër 50-megapiksel kryesore, 8-megapiksel ultra-wide dhe 2-megapiksel macro. Ka një ekran 6.7-inç 2772×1240 me frekuencë rifreskimi prej 144Hz, skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran dhe kamër selfie 15-megapiksel.

Telefoni do të kushtojë 649 dollarë dhe vjen me Android 13, 8GB RAM dhe 128GB memorie. /PCWorld Albanian

Realme nxjerr në shitje telefonin 240W për tregjet ndërkombëtare