featured

Fujifilm prezantoi një kamër të re Instax Mini 12

Fujifilm prezanti kamerën më të fundit “të momentit” pjesë e linjës Instax Mini: Fujifilm Instax Mini 12.

Mini 12 është pasardhësi i Mini 11 dhe do të dalë në shitje në mesin e muajit Mars pë 79.95 dollarë.

Me përjashtim të disa ndryshimeve të vogla në funksionalitet dhe dizajn, Mini 11 dhe Mini 12 duken thuajse identike. Është struktura e lentës ajo që ka pësuar ndryshimin më të madh.

Për shembull mund të rrotulloni lentën për të kapur imazhe nga afër objektit në vend që të përdorni një buton. Madje mund të fikni kamerën duke rrotulluar lentën, ndërsa më përpara nevojitej klikimi i një butoni.

Sipas kompanisë Mini 12 ka një funksionalitet Parallax Correction ku treguesi i kuadratit të kamerës drejtohet me lentën gjatë fotove “Close-Up Mode.”

Mini 12 ka edhe kontroll automatik të dritës flash e cila duhet të optimizojë cilësinë e imazhit në ambiente me dritë të fortë ose të pakët.

Kamera do të jetë e disponueshme në ngjyrë rozë, blertë, bardhë, vjollcë dhe blu. /PCWorld Albanian

Fujifilm prezantoi një kamër të re Instax Mini 12
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!