Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E shtunë, 23 Shtator
TË FUNDIT:
  • Gati për tu rrëzuar në mes të performancës, balerinat i vijnë në ndihmë Dua Lipës!
  • Arrestohen dy të rinj nga Elbasani, dyshohet se shpërndanin drogë në lokalet e natës
  • “Të dobët”, Driton Kuka shpërthen me kritika ndaj e Laurës e Akilit
  • Lajçak takohet me nënsekretarin e OKB-së, diskuton për dialogun Kosovë-Serbi
  • Norvegjia arreston ish-komandantin e Wagnerit që tentoi të kthehej në Rusi
  • Afrona Dika shfaqet provokuese në bikini
  • Laura e shtata në Baku
  • Shqiptaria është vlerë e përbashkët, ia vlen të bëjmë gjithçka për të
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Nis operimin Bursa Shqiptare e Energjisë, Yuri Kim mesazh në ankandin e parë: Çmime efikase dhe tërheqje e investimeve të huaja

Press Online11 Prill, 2023 RAJON
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Shqipëria ka ndërmarrë sot një hap të rëndësishëm për të çuar përpara sektorin elektro-energjetik. Bursa Shqiptare e Energjisë ka nisur operimin, përmes çeljes së ankandit të parë të tregut të ditës në avancë.

ALPEX është bursa e dytë operacionale në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vjen si një domosdoshmëri për të garantuar transparencë, konkurrencë dhe përdorim efikas të kapaciteteve.

E ftuar në këtë event, kryediplomatja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është shprehur se ky një çast të rëndësishëm në zhvillimin strategjik të Shqipërisë dhe se me ndihmën e SHBA-së sektori energjetik shqiptar do të rrisë transparencën dhe konkurrencën. Sipas Kim, nisma do të sjellë më shumë furnizim dhe çmime më të lira.

“Integrimi i tregut energjetik të Shqipërisë me Kosovën është një çast i rëndësishëm për integrimin brenda Ballkanin Perëndimor dhe më pas integrimin e rajonit brenda Evropës”- tha Kim, duke shtuar se ky bashkim tregu do të integrojë më tej Shqipërinë në tregun panevropian të energjisë elektrike, dhe hedhë bazat për rritjen e investimit në energjinë e pastër dhe përmirësimin e sigurisë së energjisë.

“Ju falenderoj për organizimin e eventit. Ky organizim është diçka e rëndësishme, por pse? Sepse ndodhemi në një çast të rëndësishëm në zhvillimin strategjik të Shqipërisë dhe vendin e saj në Evropë. Asgjë nuk mund të ndodh pa energjinë. Kështu që kjo ka të bëjë me të krijuarin e një mundësie, rrethanave, që Shqipëria, Kosova dhe rajoni të kenë stabilitet dhe parashikueshmëri në lidhje me çmimin e saj.

Ka të bëjë me integrimin. Ndërsa Shqipëria po integron tregun e saj me Kosovën, po e shohim këtë si një bazë për integrimin brenda Ballkanin Perëndimor dhe më pas integrimin e rajonit brenda Evropës. Këtu qëndron rëndësia. Me këtë projekt kupton më shumë një çmim efikas të energjisë elektrike dhe tërheqje më tepër të investimeve të huaja. Shtetet e Bashkuara mbështesin me krenari Alpex, dhe USAID ka qenë aty që nga trajnimi i punonjësve të personelit për t’u siguruar që ata të ishin të mirëpërgatitur për nisjen e sotme.

Shqipërinë, partnerin tonë, duam ta shohim të rrisë aftësinë e saj për ripërtëritje të energjisë, të rrisë klimën e investimeve duke përkrahur lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian.

Por ka edhe më shumë se kaq. I planifikuar për në fund të këtij viti, ky bashkim tregu do të integrojë më tej Shqipërinë në tregun panevropian të energjisë elektrike, duke hedhur bazat për rritjen e investimit në energjinë e pastër dhe përmirësimin e sigurisë së energjisë.

SHBA përmes USAID-it po punojnë me Shqipërinë dhe Kosovën për të transformuar tregjet e brendshme të energjisë në një shkëmbim për shkëmbime konkurruese dhe transparente me tregjet e tjera evropiane”- tha Kim.


Top Channel

Artikulli i mëparshëmTeologu: Politikanët praktikojnë rite magjie, shumë magjistarë vriten nga demonët e tyre
Artikulli tjetër Zarf i zi për Bledi Manen pasi dha informacione nga jashtë?

Lajme të ngjashme

RAJON 23 Shtator, 2023

Arrestohen dy të rinj nga Elbasani, dyshohet se shpërndanin drogë në lokalet e natës

RAJON 23 Shtator, 2023

Lajçak takohet me nënsekretarin e OKB-së, diskuton për dialogun Kosovë-Serbi

RAJON 23 Shtator, 2023

Shqiptaria është vlerë e përbashkët, ia vlen të bëjmë gjithçka për të

RAJON 23 Shtator, 2023

Sekuestrohen mbi 250 mijë euro dhe ilaçe të kontrabanduara, arrestohet 58-vjeçari nga Durrësi

RAJON 23 Shtator, 2023

Sekuestrohen mbi 250 mijë euro të padeklaruara dhe ilaçe të kontrabanduara, arrestohet 58-vjeçari nga Durrësi

RAJON 23 Shtator, 2023

Bashkë me Prishtina Parking, është përmirësuar shërbimi ndaj qytetarëve dhe janë rritur kursimet.

SHOWBIZ

Gati për tu rrëzuar në mes të performancës, balerinat i vijnë në ndihmë Dua Lipës!

Afrona Dika shfaqet provokuese në bikini

Pete Davidson rigjen dashurinë, në një lidhje me modelen e njohur!

TË FUNDIT

Gati për tu rrëzuar në mes të performancës, balerinat i vijnë në ndihmë Dua Lipës!

23 Shtator, 2023

Arrestohen dy të rinj nga Elbasani, dyshohet se shpërndanin drogë në lokalet e natës

23 Shtator, 2023

“Të dobët”, Driton Kuka shpërthen me kritika ndaj e Laurës e Akilit

23 Shtator, 2023

Lajçak takohet me nënsekretarin e OKB-së, diskuton për dialogun Kosovë-Serbi

23 Shtator, 2023

Norvegjia arreston ish-komandantin e Wagnerit që tentoi të kthehej në Rusi

23 Shtator, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.