featured

Kim zbulon armën sekrete të Napolit: Nuk i trembemi askujt

Kim Min-Jae deklaron se Luciano Spalletti është një trajner që i jep forcë dhe besim skuadrës.

Në një intervistë të dhënë për “UEFA-n”, në prag të ndeshjes çerekfinale të Champions League ndaj Milanit, mbrojtësi i Napolit theksoi se arma e tyre sekrete.

“Spalletti ka një dëshirë të madhe për të fituar ndeshje. Skuadra është shumë agresive, ata nuk kanë frikë nga asgjë, mendoj se ndikimi i trajnerit është vendimtar në këtë kuptim. Mendoj se qasja e tij strategjike padyshim që ndikon, por faktori vendimtar është pasioni i tij. Unë kurrë nuk kam parë një trajner si ai. Pasioni i tij e tejkalon lehtësisht atë të cilitdo. Ai ka një dëshirë të madhe për të fituar ndeshjet”,-shpjegon Kim duke folur për trajnerin toskan.


Top Channel

Kim zbulon armën sekrete të Napolit: Nuk i trembemi askujt

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!