Shitjet e kompjuterëve Apple në mbarë botën ranë me 40.5 përqind krahasuar me një vit më parë gjatë tre mujorit të parë të 2023 raportoi firma kërkimore IDC.
Pesë prodhuesit e mëdhenj të kompjuterëve Apple, Asus, Dell, HP dhe Lenovo, panë rënie të dyshifrore të shitjeve të kompjuterëve duke reflektuar kështu një kërkesë të dobët dhe teprica në inventarë.
Por rënia e Apple ishte më e madhe nga të gjithë. Sipas IDC pjesa e tregut e Apple u tkurr nga 8.6 përqind në fillim të 2022 në 7.2 përqind në fillim të këtij viti.
Kompania shiti 2.8 milionë pajisje më pak krahasuar me një vit më parë sipas IDC. Nuk ishte diçka e papritur dhe CFO i kompanisë Luca Mastri tha se kishin pritur rënie të shitjeve të Mac dhe iPad.
Të ardhurat e gjeneruara nga Mac ishin 28.66 përqind më të ulëta. CEO i Apple Tim Cook kishte thënë asokohe se sfidat makroekonomike kishin ndikuar në shitjet e iPhone, Mac dhe Apple Watch.
IDC sugjeron se industria e kompjuterëve mund të rikuperojë drejt fundit të vitit dhe në hyrje të 2024 ndërsa konsumatorët dhe bizneset fillojnë të zëvendësojnë blerjet e bëra gjatë pandemisë. /PCWorld Albanian