E ardhmja e Hugo Ekitike, i cili verën e kaluar u transferua te Paris Saint-Germain, duket se do të jetë larg skuadrës së Galtier.
Sipas raportimeve të medieve franceze, sulmuesi që është te PSG-ja në formë huazimi me të drejtë blerjeje nga Reims ka filluar të gjejë gjithnjë e më pak hapësira në fushën e blertë.
Ky fakt e ka mërzitur Ekitike dhe këtë gjë e ka shfaqur edhe në rrjetet sociale, duke ndryshuar bio-në e tij në “Instagram” duke shkruar “nën 44”, që domethënë zëvendësuesi 44 (numri i fanellës së tij).
Një formë për të treguar zhgënjimin e tij nga PSG-ja dhe që sinjalizon se në fund të këtij sezoni mund të rikthehet te Reims./ SuperSport
Top Channel