featured

Debutimi i Hogwarts Legacy në PS4 dhe Xbox One shtyhet në 5 Maj

Hogwarts Legacy nuk do të vijë në PlayStation 4 dhe Xbox One deri në 5 Maj dhe keni 2 muaj më tepër pritje nëse keni një konsolë të vjetër.

Hogwarts është një lojë aksion me një botë të hapur ku mund të eksploroni dhe të ndërtoni karakterin tuaj me emrin tuaj, gjininë, zërin dhe pamjen.

Ngjarjet zhvillohen në universin Harry Potter. Do të jetë e disponueshme vetëm për PS5, Xbox Series X/S dhe PC në Shkurt ndërsa në PS4 dhe Xbox One duhej të kishte mbërritur më 4 Prill por që tashmë është shtyrë.

Debutimi i titullit është shtyrë disa herë në vitet e fundit përpara se të mbërrinte më 10 Shkurt.

Warners Bross dhe Avalanche Software thanë se po punon për të sjellë eksperiencën më të mirë të mundshme për të gjitha platformat por për këtë ju duhej më tepër kohë.

Zhvilluesit nuk përmendën fare konsolën Switch dhe me shumë gjasa ky version nuk do të vijë deri më 25 Korrik. /PCWorld Albanian

Debutimi i Hogwarts Legacy në PS4 dhe Xbox One shtyhet në 5 Maj
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!