Coman: Ndaj City-t ne do të luajmë siç di të bëjë Bayern, duke dhënë gjithçka në fushë!

featured
Press Online
10 Prill 2023, 22:44

Kinglsey Coman, sulmuesi i Bayern Munich, foli për kanalet zyrtare të klubit në prag të ndeshjes së Champions League kundër Manchester City-t.

Francezi u shpreh se në këtë përballje kampionët në fuqi të Gjermanisë do të japin gjithçka.

“Ne do të duhet të mbrohemi me energji dhe të jemi të motivuar, të luajmë siç di të bëjë Bayern. Me besim, vullnet dhe thjesht duke i dhënë të gjitha në fushë.”-tha Coman../ Super Sport


Top Channel

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter