Një debat tejet i ashpër është zhvilluar mes konkurrentes më të preferuar të publikut të BBVK2, Edona James dhe konkurrentes tjetër Shqipe Hysenaj. Banoret filluan debatin që para pak ditësh…
Banoret filluan debatin që para pak ditësh e kishin lënë përgjysmë, por që kësaj radhe kaloi në ofendime tejet të rënda madje edhe në prekje fizike.
Në pamjet e publikuara, teksa Edona iu afrua me gjoks Shqipës dhe ia mbylli derën, kjo e fundit siç duket në tentim për ta hapur derën sërish godet me shqelm Edonën, të cilën e prek pastaj edhe me kraharor, gjeste këto të cilat janë të ndaluara në patentën e Big Brother.







