Me përshpejtimin e ndërtimit të autostradës Prilep-Manastir, po krijohen rreth 1,200 vende të reja pune të paguara mirë për inxhinierë civilë dhe të trafikut, gjeodetë, staf teknik dhe laboratorik, operatorë të makinerive të ndërtimit, shoferë dhe lloje të tjera të punëtorëve. Në panairin e punës në Prilep, të organizuar nga Bechtael-Enka, theksuan se është rritur dukshëm nevoja për punësime të reja.
“Me përparimin e ndërtimit të autostradës Prilep – Manastir,po rriten edhe nevojat tona për fuqi punëtorë, dhe dëshira jonë është që shumica e këtyre vendeve të punës të plotësohen nga persona nga ky rajon.”, u shpreh Esh Rao, menaxher në “Bechtel and Enka”.
Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit Aleksandar Nikoloski kjo është një mundësi e madhe për të rinjtë që diplomohen nga fakultetet e inxhinierisë ose të arkitekturës, por edhe për punëtorët e kualifikuar dhe të pakualifikuar për të gjetur punë në kuadër të këtij projekti.
“Me përshpejtimin e ritmit të ndërtimit të autostradës Prilep-Manastir, po krijohen rreth 1,200 vende të reja pune, një mundësi për të punësuar rreth 1,200 persona, që është një mundësi e madhe për të gjithë rajonin e Pellagonisë. Një mundësi e madhe për shumë njerëz për të gjetur një punë, por edhe për të fituar përvojë dhe njohuri që është një mundësi e rrallë për t’u fituar, sepse një autostradë nuk ndërtohet çdo ditë. Do të lexoj edhe profesionet e sakta: për inxhinierë ndërtimi dhe trafiku, gjeodetë, staf teknik dhe laboratorik, operatorë makinerish ndërtimi, shoferë, punëtorë ndërtimi të kualifikuar dhe të pakualifikuar.”, u shpreh ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski.
Nikollovski po ashtu theksoi se kompania Bechtel dhe Enka, është një ndër Kompanitë me pagat më të mira në vend, dhe janë në krye me pagën mesatare mujore neto të paguar. Sipas tij mesatarja për vitin 2025 është 137.000 denarë, dhe asnjë pagë nuk është nën 60.000 denarë.



