Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se mbrëmë gjatë një kontrolli në një objekt ushqimi në Ohër, u gjetën shtetas rusë që kishin hyrë ilegalisht në vend gjatë një ndalimi aktiv hyrjeje.
“Më 28.11.2026, në ora 00:30, në një kabare në Ohër, në bazë të planit të hartuar paraprakisht, nëpunës policorë nga Njësia për Kriminalitet Ndërkufitar, Migracion, të Huaj dhe Riatdhesim, në bashkëpunim me Njësinë Mobile „Task Force“ pranë Qendrës Rajonale për Punë Kufitare Perëndim, ndërmorën masa dhe aktivitete.
Gjatë kontrollit, siç njofton MPB-ja në objekt u konstatuan shtetase ruse, të cilat kishin hyrë ilegalisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë kohës kur ndaj tyre ishte në fuqi ndalesa për hyrje.
Ndaj tyre do të paraqiten kallëzime përkatëse në bazë të Ligjit për të Huajt pranë Gjykatës Themelore në Ohër.



