Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.
Në statusin e tij, Taravari ka rikujtuar dy momente historike të rëndësishme për shqiptarët, ngritjen e flamurit nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në vitin 1443 dhe shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali më 28 nëntor të vitit 1912.
“Në 28 nëntor, 1443, Skënderbeu ngre sovran flamurin Shqiptar. Në 28 nëntor, 1912, Ismail Qemali ngre sërish të njëjtin flamur. 28 nëntor, 2026 çdo shqiptar përulet me dashuri e përkushtim para Flamurit të Shqiponjave!”, ka shkruar Taravari.



