Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Berisha uron Ditën e Pavarësisë: Sot protestë kombëtare, të gjithë në shesh

28 Nëntor 2026

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

28 Nëntor 2026

WhatsApp sjell një funksionin më të ri, tani mund të programoni mesazhet për t’u dërguar në një orar të caktuar!

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Press Online28 Nëntor 2026 EKONOMI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në Stamboll pranoi çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Liability Management Deal of the Year” për vitin 2026, për menaxhimin e suksesshëm të borxhit publik përmes emetimit të euroobligacionit të dhjetë dhe riblerjes së parakohshme të një pjese të euroobligacionit ekzistues, me çka është realizuar një kursim buxhetor prej 3,2 milionë eurosh.

Çmimi u dorëzua në kuadër të ngjarjes rajonale “Global Banking & Markets: CEE, Central Asia & Türkiye 2026” dhe paraqet një vlerësim ndërkombëtar për cilësinë e transaksionit, kushtet e favorshme të financimit dhe qasjen strategjike të Ministrisë së Financave në menaxhimin e portofolit të borxhit.

Ministria e Financave në janar të vitit 2026 realizoi me sukses emetimin e euroobligacionit të dhjetë. Në proces morën pjesë mbi 150 investitorë globalë, ndër të cilët fonde pensionale lidere, kompani të njohura të sigurimeve dhe investitorë të tjerë institucionalë nga ShBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian.

“Ky vlerësim është konfirmim i qasjes së përgjegjshme dhe strategjike në menaxhimin e borxhit publik. Në kushte të pasigurisë së shtuar globale makroekonomike dhe gjeopolitike, siguruam norma jashtëzakonisht të favorshme të interesit, shpërndarje më të njëtrajtshme të afateve të maturimit dhe ulje të rreziqeve të rifinancimit. Veçanërisht e rëndësishme është se, përmes strukturimit të kujdesshëm të transaksionit, siguruam një kursim konkret buxhetor prej 3,2 milionë eurosh. Interesi i madh i investitorëve ndërkombëtarë është një konfirmim shtesë i besimit në politikat ekonomike që po zbatojmë”, theksoi ministrja Dimitrieska-Koçoska.

Çmimet “Global Banking & Markets” janë themeluar në vitin 2014 dhe ndahen në bazë të vlerësimit të madhësisë, strukturës, afateve, kushteve të financimit dhe cilësisë së realizimit të transaksioneve financiare në tregjet ndërkombëtare të kapitalit.

Previous ArticleWhatsApp sjell një funksionin më të ri, tani mund të programoni mesazhet për t’u dërguar në një orar të caktuar!
Next Article Berisha uron Ditën e Pavarësisë: Sot protestë kombëtare, të gjithë në shesh

Lajme të ngjashme

ISHT obligon kompanitë e kredive të shpejta t’ua kthejnë qytetarëve mbi 140 milionë denarë

26 Nëntor 2026 EKONOMI

Durmishi: Qytetarëve do t’u kthehen deri në 200 milionë denarë nga shoqëritë financiare

26 Nëntor 2026 EKONOMI

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

26 Nëntor 2026 EKONOMI

Durmishi nga Tirana: Ballkani Perëndimor duhet të jetë partner konkurrues industrial i Bashkimit Evropian

25 Nëntor 2026 EKONOMI

Bozhinovska: Po punojmë për pavarësi energjetike, Shkupi synon të bëhet nyje rajonale

25 Nëntor 2026 EKONOMI

MF: Mbikëqyrje e jashtëzakonshme mbi punën e shoqërive financiare, ndalesë 30 ditore për dhënien e kredive nga dy shoqëri financiare

25 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Berisha uron Ditën e Pavarësisë: Sot protestë kombëtare, të gjithë në shesh

Press Online28 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përcolli sot një mesazh urimi me…

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Press Online28 Nëntor 2026 EKONOMI

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në Stamboll pranoi çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Liability…

WhatsApp sjell një funksionin më të ri, tani mund të programoni mesazhet për t’u dërguar në një orar të caktuar!

Press Online28 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

WhatsApp pritet të bëhet edhe më praktik për përdoruesit, pasi ka njoftuar…

Nga “Let It Be” te koncerti i fundit në tarracë, Beatles do të kenë muzeun e tyre

Press Online28 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Ndërtesa në numrin 3 të rrugës Savile Row në Londër, ku grupi…

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali ka përcjellë…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.