Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

28 Nëntor 2026

WhatsApp sjell një funksionin më të ri, tani mund të programoni mesazhet për t’u dërguar në një orar të caktuar!

28 Nëntor 2026

Nga “Let It Be” te koncerti i fundit në tarracë, Beatles do të kenë muzeun e tyre

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

WhatsApp sjell një funksionin më të ri, tani mund të programoni mesazhet për t’u dërguar në një orar të caktuar!

Press Online28 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

WhatsApp pritet të bëhet edhe më praktik për përdoruesit, pasi ka njoftuar prezantimin e një funksioni të ri që lejon programimin e mesazheve për t’u dërguar automatikisht në një datë dhe orë të caktuar. Kjo risi u vjen në ndihmë të gjithë atyre që duan t’i dërgojnë dikujt një mesazh, por nuk dëshirojnë ose nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë në momentin që e shkruajnë. Në vend që të mbajnë mend ta dërgojnë më vonë, përdoruesit do të mund ta planifikojnë që më parë.

Procesi do të jetë mjaft i thjeshtë. Pasi të shkruani mesazhin, mjafton të mbani të shtypur butonin e dërgimit (Send) dhe më pas të zgjidhni datën dhe orën kur dëshironi që ai të mbërrijë te marrësi.

Mesazhet mund të programohen deri në 14 ditë përpara dhe funksioni do të jetë i disponueshëm si në bisedat private, ashtu edhe në grupet e WhatsApp. Një tjetër detaj interesant është se përdoruesit do të mund të programojnë jo vetëm mesazhe me tekst, por edhe dërgimin e fotove dhe videove. Ndërkohë, mesazhet e planifikuara mund të kontrollohen paraprakisht dhe të fshihen nëse dërguesi ndryshon mendje.

Një nga veçoritë më praktike të këtij funksioni është se mesazhi do të dërgohet në orarin e përcaktuar edhe nëse telefoni i dërguesit është i fikur ose i ka mbaruar bateria.

WhatsApp ka bërë të ditur gjithashtu se mesazhet e programuara do të vazhdojnë të mbrohen nga enkriptimi fund më fund (end-to-end encryption), njësoj si komunikimet e tjera private në platformë. Kjo do të thotë se përmbajtja e tyre nuk mund të lexohet nga persona të tjerë, përfshirë vetë kompaninë. Sipas njoftimit të WhatsApp, funksioni i ri është një prej kërkesave të shumta të përdoruesve dhe do të shpërndahet gradualisht në të gjithë botën gjatë javëve në vijim.

Previous ArticleNga “Let It Be” te koncerti i fundit në tarracë, Beatles do të kenë muzeun e tyre
Next Article Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Lajme të ngjashme

WhatsApp nis shpërndarjen e ‘stickersave’ me zë – ja si funksionojnë

26 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Apple pritet të lançojë përsëri produkte të reja në shkurt!

24 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Samsung vjen me një surprizë së shpejti…

24 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Apple pritet të prezantojë disa produkte të reja në shkurt ose mars 2027

23 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Honor po përgatit një telefon me bateri 13,500 mAh?

23 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Keni bërë gabim në Story? Instagram tani ju lejon ta korrigjoni edhe pas publikimit

22 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI
Lajmet e fundit

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Press Online28 Nëntor 2026 EKONOMI

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në Stamboll pranoi çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Liability…

WhatsApp sjell një funksionin më të ri, tani mund të programoni mesazhet për t’u dërguar në një orar të caktuar!

Press Online28 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

WhatsApp pritet të bëhet edhe më praktik për përdoruesit, pasi ka njoftuar…

Nga “Let It Be” te koncerti i fundit në tarracë, Beatles do të kenë muzeun e tyre

Press Online28 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Ndërtesa në numrin 3 të rrugës Savile Row në Londër, ku grupi…

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali ka përcjellë…

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Çairit, Izet Mexhiti ka përcjellë urimet…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.