Në qytetin e Vlorës, pranë monumentit të Pavarësisë, u zhvillua sot ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 114- vjetorit të Pavarësisë.
Në ceremoni ishin të pranishëm presidenti Bajram Begaj, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kryeministri Edi Rama, drejtues të pushtetit vendor, përfaqësues të komuniteteve fetare, qytetarë, etj.
Në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, krerët e shtetit vendosën kurora me lule dhe u përkulën me respekt pranë monumentit simbol të kurorëzimit të përpjekjeve shekullore për liri e pavarësi, si homazh në këtë ditë të rëndësishme kujtese mbarëkombëtare.
Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, 114 vjet nga shpallja e Pavarësisë.
28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.



