Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Meloni: Lufta në Ukrainë nuk duhet të zgjerohet në Mesdhe

26 Nëntor 2026

Operacion masiv në 12 vende të Evropës, arrestohen 21 persona për pastrim parash

26 Nëntor 2026

Magyar: Mundësitë për marrëveshje mbi buxhetin e BE-së janë pothuajse zero

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Operacion masiv në 12 vende të Evropës, arrestohen 21 persona për pastrim parash

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Autoritetet ligjzbatuese evropiane kanë arrestuar 21 persona pas më shumë se 300 kontrolleve të ushtruara në 12 vende të Evropës, në kuadër të një operacioni kundër krimit të organizuar financiar dhe pastrimit të parave.

Lajmi u bë i ditur të enjten nga Zyra e Policisë Kriminale për landin gjerman të Turingisë, sipas së cilës operacioni u zhvillua të mërkurën, me pjesëmarrjen e policisë, doganave dhe prokurorive të disa vendeve.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan dokumente të shumta, pajisje për ruajtjen e të dhënave, shuma të konsiderueshme parash, bizhuteri dhe automjete luksoze.

Fokusi kryesor i operacionit ishte landi i Nordrhein-Westfalenit, më i populluari në Gjermani, ku u kryen rreth 100 kontrolle.

Aksione u zhvilluan gjithashtu në Belgjikë, Holandë, Francë, Itali, Estoni dhe disa vende të Evropës Lindore.

Në operacion u angazhuan më shumë se 3 000 efektivë të policisë dhe autoriteteve të tjera ligjzbatuese.

Sipas hetuesve, personat e arrestuar dyshohet se janë pjesë e një organizate kriminale që ka pastruar të paktën 120 milionë euro përmes një skeme mashtrimi financiar.

Për këtë qëllim, dyshohet se janë përdorur të paktën 22 kompani fiktive në Gjermani, të cilat lëshonin fatura për shërbime që nuk ishin kryer asnjëherë.

Të dyshuarit akuzohen gjithashtu për shmangien e detyrimeve tatimore në një vlerë prej të paktën 18.9 milionë eurosh.

Previous ArticleMagyar: Mundësitë për marrëveshje mbi buxhetin e BE-së janë pothuajse zero
Next Article Meloni: Lufta në Ukrainë nuk duhet të zgjerohet në Mesdhe

Lajme të ngjashme

Meloni: Lufta në Ukrainë nuk duhet të zgjerohet në Mesdhe

26 Nëntor 2026 GLOBI

Magyar: Mundësitë për marrëveshje mbi buxhetin e BE-së janë pothuajse zero

26 Nëntor 2026 GLOBI

Banka e Anglisë ngre alarmin, hipotekat dhe energjia rëndojnë buxhetet e miliona familjeve

26 Nëntor 2026 GLOBI

Magyar: Mundësitë për marrëveshje mbi buxhetin e BE-së janë pothuajse zero

26 Nëntor 2026 GLOBI

Kina reagon ndaj tarifave të reja amerikane

26 Nëntor 2026 GLOBI

Temu detyrohet të ndryshojë praktikat tregtare në Europë, BE kundër uljeve të rreme dhe ofertave mashtruese

26 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Meloni: Lufta në Ukrainë nuk duhet të zgjerohet në Mesdhe

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë nuk duhet…

Operacion masiv në 12 vende të Evropës, arrestohen 21 persona për pastrim parash

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI

Autoritetet ligjzbatuese evropiane kanë arrestuar 21 persona pas më shumë se 300…

Magyar: Mundësitë për marrëveshje mbi buxhetin e BE-së janë pothuajse zero

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI

Kryeministri hungarez, Peter Magyar deklaroi sot se mundësitë për arritjen e një…

Banka e Anglisë ngre alarmin, hipotekat dhe energjia rëndojnë buxhetet e miliona familjeve

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI

Banka e Anglisë ka ngritur alarmin për rritjen e kostos së kredive…

Vrasja te Liqeni i Smillkovës, ndalohet një person

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Policia ka ndaluar një person të dyshuar në lidhje me vrasjen e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.