Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Marta Kos: Ndryshimet kushtetuese janë kushti kryesor për zhbllokimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut

24 Nëntor 2026

Irani e dënon këngëtaren me 74 goditje me kamxhik pasi performoi pa hixhab

24 Nëntor 2026

Haaland mund të largohet nga Man City në vitin 2027, gjigantët evropianë e presin sinjalin e tij

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Irani e dënon këngëtaren me 74 goditje me kamxhik pasi performoi pa hixhab

Press Online24 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Këngëtarja iraniane Parastoo Ahmadi u godit 74 herë me kamxhik të hënën për një performancë gjatë së cilës u shfaq pa hixhabin e detyrueshëm, sipas avokatit të saj mbrojtës, Mostafa Nili, të cituar nga organizata Iran Human Rights (IHRNGO), shkruan CNN.

Edhe katër anëtarë të ekipit të saj të koncertit u dënuan secili me nga 74 goditje me kamxhik, njoftoi IHRNGO në X, duke cituar Nilin.

Dënimet u ekzekutuan në Njësinë për Ekzekutimin e Dënimeve të Prokurorisë së Qomit ndaj Ahmadi, organizatorit të koncertit Mohsen Lashkari dhe muzikantëve Soheil Faghih-Nasiri, Amin Taheri dhe Amir-Ali Pirnia.

Rasti pasoi publikimin në internet të “Koncertit Karavanserai” të Ahmadit, i filmuar në dhjetor të vitit 2024 në karavanserain historik Deir-e Gachin, pranë Qomit, një qytet i shenjtë shiit që është shtëpi e shumë medreseve islame dhe konsiderohet bastion i konservatorizmit fetar. (Termi persian karavanserai u referohet bujtinave të lashta të fortifikuara, të përdorura nga udhëtarët dhe tregtarët si vende ndalese).

Një video e performancës, e cila nuk kishte publik të pranishëm, e shfaqte Ahmadi duke kënduar përkrah muzikantëve meshkuj. Ajo kishte veshur një fustan të gjatë të zi, pa mëngë, dhe i kishte flokët të pambuluara, në kundërshtim me rregullat e Iranit për hixhabin e detyrueshëm.

Mahmood Amiry-Moghaddam, drejtor i IHRNGO-s, i tha CNN-it se veshja e Ahmadit ishte një faktor i rëndësishëm në dënimin e saj, por shtoi se ndjekja penale lidhej edhe me faktin se ajo kishte kënduar publikisht dhe, në një kuptim më të gjerë, kishte sfiduar autoritetet iraniane.

Menjëherë pas publikimit të videos, agjencia e lajmeve Mizan, e lidhur me gjyqësorin iranian, njoftoi se autoritetet kishin hapur një rast kundër Ahmadit dhe anëtarëve të ekipit të produksionit për atë që e përshkroi si “koncert të paligjshëm”. Sipas saj, performanca nuk ishte në përputhje me “standardet ligjore dhe fetare” të vendit.

Një gjykatë i shpalli pesë personat fajtorë për “cenimin e moralit publik” përmes prodhimit dhe shpërndarjes së përmbajtjeve në internet, të cilat i cilësoi si vulgare dhe imorale. Përveç goditjeve me kamxhik, atyre iu ndalua për dy vjet ushtrimi i veprimtarive artistike dhe muzikore, si dhe udhëtimi jashtë vendit. Një gjykatë e apelit e la në fuqi vendimin në shtator.

Amnesty International e ka cilësuar goditjen me kamxhik si një dënim mizor, çnjerëzor dhe poshtërues. Në një raport vitin e kaluar, organizata për të drejtat e njeriut akuzoi autoritetet iraniane se po përdorin gjithnjë e më shumë ndalimin arbitrar, ndjekjen penale dhe gotjet me kamxhik kundër këngëtarëve, gazetarëve dhe aktivisteve për të drejtat e grave që kundërshtojnë mbulimin e detyrueshëm të kokës.

Ky dënim vjen në një kohë kur presioni ndaj artisteve femra në Iran vazhdon. Këngëtarja Hiva Seyfizadeh u dënua nga një gjykatë e shkallës së parë me katër vjet burg për “nxitje të korrupsionit dhe prostitucionit”, pasi interpretoi muzikë tradicionale iraniane në Teheran në shkurt të vitit 2025.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale në gusht, Seyfizadeh tha se kishte kënduar vetëm disa vargje të poetit të njohur persian të shekullit XIII, Saadi Shirazi, dhe vuri në pikëpyetje se si performanca mund të përbënte nxitje të korrupsionit ose prostitucionit. Ajo tha se synon ta apelojë vendimin.

Autoritetet iraniane nuk kanë komentuar menjëherë raportimet për ekzekutimin e dënimeve me kamxhik.

Previous ArticleHaaland mund të largohet nga Man City në vitin 2027, gjigantët evropianë e presin sinjalin e tij
Next Article Marta Kos: Ndryshimet kushtetuese janë kushti kryesor për zhbllokimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut

Lajme të ngjashme

Jessica Alba detyrohet t’ia paguajë ish-bashkëshortit mbi 577 mijë dollarë pas divorcit

24 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Bella Hadid: Suksesi për mua është të jetosh në paqe me burrin që dua, me një fëmijë dhe me kafshë shtëpiake

24 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Nga Nicola Peltz te Blue Ivy – kush janë personazhet që vijnë nga familje miliarderësh dhe si e ndërtuan rrugën e tyre drejt famës

24 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez pretendon se e ka pasur të vështirë të marrë role për shkak të prejardhjes së saj, njerëzit tallen me të

23 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Kim Kardashian shfaqet me pantallona të kuqe lateksi në Las Vegas, rikthen një krijim vintage të Dior

23 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Përfaqësuesja e Malit të Zi në Miss Universe e bëri shqiponjën dykrenare, ngriti plot reagime

23 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Marta Kos: Ndryshimet kushtetuese janë kushti kryesor për zhbllokimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut

Press Online24 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, i ka bërë thirrje Qeverisë së…

Irani e dënon këngëtaren me 74 goditje me kamxhik pasi performoi pa hixhab

Press Online24 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Këngëtarja iraniane Parastoo Ahmadi u godit 74 herë me kamxhik të hënën…

Haaland mund të largohet nga Man City në vitin 2027, gjigantët evropianë e presin sinjalin e tij

Press Online24 Nëntor 2026 SPORT

E ardhmja e Erling Haalandit te Manchester City mund të marrë një…

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

Press Online24 Nëntor 2026 KOSOVË

Drafti i ligjit të ri për Dhomat e Specializuara në Hagë pritet…

Rama paralajmëron: Gjobat kalojnë në e-Albania, policët pajisen me kamera trupore

Press Online24 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar Sistemin Unik të Gjobave, përmes…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.