Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Haaland mund të largohet nga Man City në vitin 2027, gjigantët evropianë e presin sinjalin e tij

24 Nëntor 2026

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

24 Nëntor 2026

Rama paralajmëron: Gjobat kalojnë në e-Albania, policët pajisen me kamera trupore

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

Press Online24 Nëntor 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Drafti i ligjit të ri për Dhomat e Specializuara në Hagë pritet të përfundojë këtë javë, për t’u proceduar më pas për votim në Kuvendin e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha se ekspertët, në duart e të cilëve tashmë ndodhet drafti, pritet ta përfundojnë së shpejti punën.

Për nismën e re ligjore që lidhet meGjykatën Speciale tashmë janë pajtuar dy partitë më të mëdha në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në opozitë. Kjo marrëveshje erdhi pas disa javësh paqartësish rreth ligjit të parë, i cili u miratua në Kuvend më 6 tetor, por u kthye për rishqyrtim pas vetos së Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Nismat për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara erdhën pas dënimit për krime lufte të ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Një javë më parë, Hashim Thaçi u dënua edhe nga një panel tjetër i Gjykatës për pengim të administrimit të drejtësisë.

Unitet politik për nismën e re ligjore
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK, Vlora Çitaku, pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti, tha se “ekziston një unitet politik dhe qytetar për nismën e re ligjore përLigjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës”.

“Lëvizja Vetëvendosje ka qenë kundërshtari ynë politik ditën kur e kemi proceduar ligjin dhe kur e kemi miratuar, ashtu siç është edhe sot. Megjithatë, pavarësisht hendekut të madh dhe dallimeve të thella politike që kemi në qeverisje, UÇK-ja mbetet një vlerë që na bashkon të gjithëve”, u shpreh Çitaku. Ajo shtoi se nisma e re ligjore nuk është vetëm e PDK-së, por tashmë mban edhe vulën e institucioneve të Kosovës.

Pas dënimit në shkallë të parë më 16 shtator nga Gjykata Speciale në Hagë të katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, autoritetet shtetërore të Kosovës kanë formuar një grup punues për hartimin e një strategjie lidhur me procedurat e apelimit para Dhomave të Specializuara.

Sipas kryeministrit Albin Kurti, grupi shtetëror punues vazhdon të besojë se “aktgjykimi i shkallës së parë i Gjykatës Speciale është i padrejtë, si juridikisht ashtu edhe moralisht”. Për këtë arsye “Qeveria po punon për të siguruar korrigjimin e këtij vendimi në shkallën e Apelit pranë Dhomave të Specializuara”.

Grupi punues kryesohet nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ndërsa pjesë e tij janë edhe përfaqësues të Kuvendit të Kosovës. Presidentja Justina Shiroka-Pula ka deklaruar mbështetjen e saj për këtë grup, me synimin për të bashkërenduar veprimet institucionale dhe diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës dhe rolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Debati juridik mbi ndryshimet ligjore
Por si e vlerësojnë njohësit e drejtësisë përpjekjen e Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, në një kohë kur procesi gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ende nuk ka marrë formë të prerë?

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), i tha më herët DW-së se aktgjykimet ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së përbëjnë zhvillime me rëndësi të madhe juridike dhe politike.

“Gjykata Speciale është themeluar nga vetë Republika e Kosovës, përmes ndryshimeve kushtetuese dhe miratimit të legjislacionit përkatës, me pritjen legjitime që drejtësia të administrohej në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare për një proces të drejtë dhe të paanshëm. Megjithatë, mënyra se si është zhvilluar procesi gjyqësor ka krijuar përshtypjen se gjyqtarët, prokurorët dhe faktorë të caktuar ndërkombëtarë i kanë trajtuar jo vetëm të akuzuarit, por edhe vetë Kosovën me mosbesim, paragjykim dhe shpesh me një qasje nënçmuese”, tha Miftaraj.

Sipas tij, reagimet dhe kundërshtimet në Kosovë duhet të kuptohen edhe në kontekstin historik dhe emocional të luftës, si dhe të përvojës që qytetarët e Kosovës kanë kaluar gjatë dhe pas saj.

Ndryshimet e miratuara në fillim të tetorit për Dhomat e Specializuara nuk parashihnin mbylljen e Gjykatës, por, ndër të tjera, kufizimin e juridiksionit të saj, ngushtimin e periudhës kohore dhe territorit për të cilin ajo mund të gjykojë, si dhe uljen e dënimit maksimal me burgim në 15 vjet. Ndryshimet përfshinin gjithashtu mundësinë që dënimet të vuaheshin në Kosovë.

Nga ana tjetër, zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian vazhdojnë të shprehin shqetësim për nismat që synojnë ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, në një takim të mëhershëm të ministrave të Jashtëm të BE-së, e kritikoi ashpër vendimin e Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e ligjit, duke e cilësuar atë si “të papranueshëm dhe në kundërshtim me normat ndërkombëtare të sundimit të ligjit”.

Previous ArticleRama paralajmëron: Gjobat kalojnë në e-Albania, policët pajisen me kamera trupore
Next Article Haaland mund të largohet nga Man City në vitin 2027, gjigantët evropianë e presin sinjalin e tij

Lajme të ngjashme

Kosova nis transfertat e shpejta bankare

24 Nëntor 2026 EKONOMI

Kosova dhe Shqipëria synojnë thellimin e bashkëpunimit në edukimin ushtarak

24 Nëntor 2026 KOSOVË

OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Skadon afati për Specialen, pritet opinioni ligjor për hapat e mëtejshëm

23 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Haaland mund të largohet nga Man City në vitin 2027, gjigantët evropianë e presin sinjalin e tij

Press Online24 Nëntor 2026 SPORT

E ardhmja e Erling Haalandit te Manchester City mund të marrë një…

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

Press Online24 Nëntor 2026 KOSOVË

Drafti i ligjit të ri për Dhomat e Specializuara në Hagë pritet…

Rama paralajmëron: Gjobat kalojnë në e-Albania, policët pajisen me kamera trupore

Press Online24 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar Sistemin Unik të Gjobave, përmes…

BE, mesazh Greqisë për Shqipërinë/ Marta Kos kërkon mbështetjen e Athinës për zgjerimin, Tirana synon fundin e negociatave

Press Online24 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Në Athinë, Marta Kos e renditi Shqipërinë mes katër vendeve më të…

Zbulimi tronditës nga ditari i Papa Françeskut: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Zbulime të pazakonta nga jeta shpirtërore e Papa Françeskut janë bërë publike…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.