Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

Press Online20 Nëntor 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Autoritetet e Kosovës kanë rrënuar dy shtëpi pranë Liqenit të Ujmanit, në veri të vendit, dhe kanë paralajmëruar largimin e katër verandave të tjera, në kuadër të një aksioni kundër ndërtimeve pa leje, i cili ka nxitur reagimin e Beogradit.

Aksioni i 20 nëntorit vjen disa muaj pasi Bashkimi Evropian kishte kërkuar pezullimin e rrënimeve në këtë zonë, për shkak të shqetësimeve lidhur me respektimin e procedurave ligjore dhe të drejtave pronësore.

Ministrja e Mjedisit e Kosovës, Fitore Pacolli, njoftoi më 20 nëntor se Inspektorati i ministrisë që ajo drejton kishte nisur rrënimin e gjashtë objekteve pa leje pranë Ujmanit, përkatësisht katër verandave dhe dy shtëpive.

“Pas rrënimit të të gjitha ndërtimeve ilegale dhe pastrimit të zonës përreth Liqenit të Radoniqit, po i kthehemi Ujmanit”, shkroi Pacolli në Facebook.

Ajo paralajmëroi aksione të ngjashme edhe pranë liqeneve të Batllavës dhe Badovcit.

“Asnjë ndërtim i paligjshëm në zonat përreth liqeneve nuk do të tolerohet. Ligji do të zbatohet pa përjashtim”, tha Pacolli.

Policia e Kosovës konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka asistuar Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit në rrënimin e dy shtëpive pranë Ujmanit.

Erduan Baliqi, shef i Planifikimit dhe Vlerësimit Operacional në Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, tha se rrënimi i dy shtëpive ka përfunduar, ndërsa pronarët e katër verandave janë pajtuar t’i rrënojnë vetë ato.

Radio Evropa e Lirë nuk arriti ta konfirmonte këtë me pronarët.

Po ashtu, mbetet e paqartë nëse objektet e përfshira në aksion kanë qenë pjesë e ndonjë procedure gjyqësore dhe nëse pronarëve u janë dorëzuar vendimet për rrënim.

Çfarë parasheh ligji për ndërtimet në prona publike?

Eksperti ligjor për çështje pronësore, Korab Dibra, ka shpjeguar më herët për Radion Evropa e Lirë se neni 23 i Ligjit për Pronën Publike në Kosovë nuk lejon fitimin e pronësisë mbi pronat publike përmes shfrytëzimit afatgjatë apo ndërtimeve pa leje.

“Kjo dispozitë e përjashton mundësinë e fitimit të pronësisë në pronën publike, nëse është ndërtuar pa leje, qoftë edhe me aplikim për legalizimin e ndërtimeve pa leje”, thotë Dibra.

Sipas tij, ndërmarrja publike ka të drejtë dhe detyrim ligjor ta mbrojë pronën që administron nga ndërhyrjet e paautorizuara.

Megjithatë, Dibra ka theksuar se rrënimi nuk mund të kryhet përderisa kërkesa për legalizim ose ankesa përkatëse është ende në shqyrtim.

Reagimet nga Beogradi dhe Lista Serbe

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e dënoi aksionin, duke e cilësuar si të paligjshëm dhe shkelje të të drejtave pronësore të serbëve.

Sipas saj, dy shtëpitë e rrënuara u përkisnin familjeve Radojkoviq dhe Drobnjak, ndërsa pronarëve të katër objekteve në fshatin Kopiloviq u është kërkuar të rrënojnë vetë pjesë të ndërtimeve të tyre, përfshirë verandat dhe muret mbajtëse.

Kjo zyrë e akuzoi Qeverinë e Kosovës për veprime të drejtuara kundër komunitetit serb dhe paralajmëroi se do të kërkojë reagimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë, duke iu referuar thirrjeve të mëhershme të BE-së dhe OSBE-së për respektimin e procedurave ligjore.

Edhe Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e dënoi aksionin, duke pretenduar se rrënimet po vazhdojnë pavarësisht procedurave gjyqësore në zhvillim dhe mungesës së vendimeve përkatëse të autoriteteve kompetente.

Ajo kërkoi pezullimin e rrënimeve deri në përfundimin e procedurave gjyqësore dhe u bëri thirrje BE-së dhe përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë të ndërhyjnë për mbrojtjen e të drejtave pronësore të serbëve.

BE-ja kishte kërkuar pezullimin e rrënimeve

Rrënimi i disa objekteve pranë Liqenit të Ujmanit nisi në fund të qershorit, ndërsa më 21 korrik autoritetet e Kosovës rrënuan 11 shtëpi që, sipas ndërmarrjes publike Ibër-Lepenc, ishin ndërtuar pa leje në pronën që ajo administron.

Pronarët e disa objekteve i kundërshtuan rrënimet, duke pretenduar se kishin nisur procedura gjyqësore për të dëshmuar të drejtat e tyre pronësore.

Aksionet nxitën reagimin e Bashkimit Evropian, i cili më 22 korrik kërkoi pezullimin e menjëhershëm të rrënimeve, largimeve të detyruara dhe marrjes në posedim të pronave, derisa të adresoheshin shqetësimet lidhur me respektimin e procedurave ligjore.

BE-ja theksoi se disa nga banorët e prekur kishin nisur procedura gjyqësore brenda afateve të përcaktuara në njoftimet e Ibër-Lepencit.

Më 4 gusht, zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, përsëriti kërkesën për ndalimin e rrënimeve të mëtejshme dhe gjetjen e zgjidhjeve ligjore në bashkëpunim me banorët e prekur dhe autoritetet lokale.

Sipas saj, rrënimet duhej të pezulloheshin derisa gjykatat kompetente të merrnin vendime përfundimtare për kontestet pronësore.

BE-ja vazhdoi të shprehte shqetësime për rrënimet edhe gjatë muajve pasues.

Çështja u përfshi edhe në raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026, i cili vuri në pikëpyetje kompetencat e Policisë për t’u asistuar ndërmarrjeve publike në marrjen në posedim dhe rrënimin e pronave, pa vendime të përshtatshme gjyqësore ose administrative.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë për të kuptuar nëse qëndrimi i saj për pezullimin e rrënimeve vazhdon të vlejë edhe për aksionin e 20 nëntorit, dhe është në pritje të përgjigjes.

Liqeni i Ujmanit, pjesa më e madhe e të cilit shtrihet në komunën e Zubin Potokut, është një nga burimet më të rëndësishme ujore të Kosovës.

Uji i tij përdoret për furnizimin e qytetarëve, ujitjen e tokave bujqësore dhe ftohjen e termocentraleve që prodhojnë pjesën më të madhe të energjisë elektrike në vend. /rel/

Previous ArticleLista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë
Next Article Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Lajme të ngjashme

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Në arrati prej sulmit në Banjskë, Bosnje-Hercegovina i ndalon Milan Radoiçiç hyrjen në vend

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Analiza: A mund të marrin formë lidhjet akademike mes Kosovës dhe Kinës?

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Press Online20 Nëntor 2026 GLOBI

Mijëra të rinj pritet të protestojnë sot në disa qytete të Gjermanisë,…

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

Press Online20 Nëntor 2026 KOSOVË

Autoritetet e Kosovës kanë rrënuar dy shtëpi pranë Liqenit të Ujmanit, në…

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

Press Online20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore paralajmëron se do të shqyrtojë kushtetutshmërinë e marrëveshjeve të arritura…

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

Press Online20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektbuxhetin për vitin 2027, në…

Më në fund, Instagram sjell funksionin e shumëkërkuar!

Press Online20 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Për vite me radhë, një gabim i vogël drejtshkrimor apo një këngë…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.