Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Buxheti në Kuvend/ “Për zgjedhje përshpejtohen tenderat”, Tabaku: Zbatoni vetëm 36% të 10 miliardëve!

Press Online18 Nëntor 2026 SHQIPËRI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Vazhdojnë ende disktutimet në Kuvend për projektbuxheti e vitit 2027, i cili është bërë objekt diskutimesh dhe kritikash, ku deputetët kanë paraqitur qëndrimet e tyre lidhur me prioritetet e qeverisë, shpërndarjen e fondeve dhe ndikimin e politikave ekonomike te qytetarët.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ashpër mënyrën se si qeveria administron fondet publike, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e buxhetit, pavarësisht vlerës së tij me rreth 10 miliardë eurosh. Sipas saj, problemi nuk qëndron te madhësia e buxhetit, por te pamundësia e qeverisë për ta zbatuar atë plotësisht.

Tabaku deklaroi se buxhetet e qeverisë zbatohen në masën 36%, ndërsa akuzoi mazhorancën se në periudha zgjedhore përshpejton firmosjen e tenderave dhe dhënien e koncesioneve.

Ajo e cilësoi korrupsionin si një nga problemet kryesore të qeverisjes, duke pretenduar se fondet publike nuk po përkthehen në përmirësim të mirëqenies së qytetarëve.

Sipas Tabakut, shqiptarët po përballen me rritje të ndjeshme të çmimeve, ndërsa pensionistët po paguajnë për produkte me çmime të krahasueshme me ato europiane, pa pasur të ardhura të njëjta me qytetarët e vendeve të BE-së.

Deputetja ngriti shqetësime edhe për tregun e prokurimeve publike, duke argumentuar se zgjerimi i tij nuk po shoqërohet me zhvillimin e shtresës së mesme dhe mbështetjen e ekonomisë.

Një tjetër çështje e ngritur prej saj ishte shëndetësia, ku Tabaku tha se 48% e shpenzimeve për shërbimet shëndetësore mbulohen nga xhepi i qytetarëve. Sipas saj, kjo tregon barrën e lartë financiare që familjet shqiptare përballojnë për të marrë shërbime shëndetësore.

Tabaku: “Po çfarë vlere ka 10 miliardshi i buxhetit kur buxhetet e kësaj qeveria zbatohen 36% kaq e kanë takatin, sa herë ka zgjedhje po firmosin tendera japin koncensione. Dinë të vjedhin dhe të bëjnë korrupsion. Qytetarët paguaj çmime 71% më të larta. Pensionistët janë duke paguar çmime europiane. Nuk ka asnjë situatë tjetër. Buxheti di të japi tendera, koncesione. Tregu i prokurimeve është zgjeruar, por jo tregjet me shtresat e mesme. Vetëm ju nuk i shihni se shqiptarët i kanë parë. 48 % e të ardhura paguhet nga xhepi në shëndetësi”.

Më pas, deputeti Flamur Hoxha ka kritikuar mungesën e konsultimit me sipërmarrjen dhe investimet e pamjaftueshme në qarkun e Kukësit. Ai u ndal te problematikat në infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim, duke përmendur mungesën e rrugëve të asfaltuara në zonat pranë kufirit, nevojën për investime në ujësjellës e kanalizime dhe mungesën e pajisjeve në spitalin e Kukësit.

Flamur Hoxha: “Kjo pakete brenda natës u transmetua te sipërmarrja pa asnjë informacion, kanë mbi 100 sugjerime te gjithë shoqatat. Nga 110 mijë të punësuar tani kanë 40 mijë. Asnjë nuk u interesua për këto familje. Te dhënat e INSTAT për te dhënat rajonale tregojnë një hendek të thellë.

Për qarkun e Kukësit, fshati Zabot 6 km nga kufiri nuk kemi mundësi të shkojmë me asfalt. I luten diasporës emigrantëve hajde bëni rrugën. Por presin dhe lejen e ndërtimit. Premtimi në Këshill Bashkiak për rrugën hyrëse në Kukës. Kjo e dëmton atë qytet. Ujësjellësit kanalizimet të mos flasim për to.

Banorët e qarkut tonë duhet të shkojnë për ushqime në Kosovë. Në Kukës në orën 6.30 në mëngjes mbushet furgoni e shkojnë punojnë në Prizren”.

Nga ana tjetër, ministri Demo u përqendrua te siguria publike dhe mbështetja financiare për punonjësit e Policisë së Shtetit. Ai theksoi se projektbuxheti parashikon rritje të pagave për efektivët, si dhe investime në teknologji, pajisje dhe përmirësimin e kushteve logjistike. Demo foli gjithashtu për rritjen e mbështetjes për pushtetin vendor dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Evin Demo: “Në fokus të buxhetit është edhe pushteti vendor. Transferta nga shteti për bashkitë do të arrijë në 49.4 miliardë lekë, me rritje 4%, ndërsa Granti i Performancës do të vijojë me 200 milionë lekë për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Reforma Territoriale, decentralizimi dhe forcimi i kapaciteteve financiare e administrative të bashkive do të jenë gjithashtu prioritete për vitin 2027”.

Ndërkohë, ministri Gonxhe prezantoi prioritetet e buxhetit për turizmin, kulturën, sportin dhe rininë. Ai vuri theksin te rritja e financimit për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, restaurimi i objekteve historike, investimet në institucionet e artit dhe kulturës, si dhe mbështetja për sportin elitar, federatat dhe projektet sportive në shkolla.

Blendi Gonxhe: “Projekt buxheti për turizmin ka një vëmendje për të rinjtë. Turizmi kultura sporti trashëgimia. Rritja e financimit për trashëgimin kulturore dhe muzetë. Në fushën e trashëgimisë nga ruajtja në pjesë të turizmit. Vetëm buxheti i kulturës rritet me 4 here nga 2013. E them që të kemi një ide nga vijmë e ku jemi. Transformimi i Muzeut Historikë Kombëtar dhe 10 objekte kombëtare, shpëtimi i banesave të Gjirokastrës, Shkodrës dhe disa kulla në veri. Investimet këto që jenë, jo vetëm destinacion për tu vizituar por edhe për tu zhvilluar prodhimet artizanale”.

 

 

Previous ArticlePesë fitore në 5 ndeshje, Teuta shpallet kampione në bilardo
Next Article Vdekja e 14-vjeçarit nga tumori, gjykata dënon me dy vite burg secilin prind, zgjodhën një metodë alternative në vend të mjekimit!

Lajme të ngjashme

Pas shkarkimit të Veliajt, Rama mbledh të shtunën socialistët e Tiranës, nisin përgatitjet për zgjedhjet e 9 majit!

19 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Miratohet paketa anti-dhunë! Debate në Komision, opozita: Do ta çojmë në Kushtetuese. PS: Kufizime të përkohshme, synohet mbrojtja e institucioneve!

19 Nëntor 2026 SHQIPËRI

“Foshnjat lindin me 8100 euro borxh!”, Blushi: Buxheti 2027 antisocial, pensionistëve u duhet një shekull…

19 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kryeministri Rama në Berlin, merr pjesë në takimin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”!

19 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Mbyllet seanca maratonë në Kuvend, pr.buxheti dhe paketa fiskale miratohen në parim!

19 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Buxheti për bujqësinë/ Korreshi ‘thjeshton’ shifrat: Një pulë bën 200 vezë në vit, 0.2% s’është as gjysmë veze!

18 Nëntor 2026 SHQIPËRI
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.