Në Kuvendin e ri të Serbisë sot u verifikuan mandatet dhe deputetët bënë betimin. Seanca rifillon në orën 14:00 për formimin e grupeve parlamentare dhe dorëzimin e propozimeve për kryeparlamentar.
Kryetari i ri do të jetë edhe ushtrues i detyrës së presidentit të vendit.
Lista Studentore ka shumicën me 140 nga 250 vende, duke i dhënë fund pushtetit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiçit. Ndërkaq, ende nuk i ka bërë publikë kandidatët për kryetar Kuvendi dhe kryeministër.
Me konstituimin e Kuvendit nis afati 90-ditor për zgjedhjen e qeverisë së re. Në Parlamentin e ri, shqiptarët do të kenë dy mandate.


