Në Hagë, Dhomat e Specializuara të Kosovës sot pritet të shpallin vendimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe katër personave të tjerë, të akuzuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Përveç Thaçit, në këtë proces janë të përfshirë ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencën (AKI), Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe Fadil Fazliu.
Sipas Prokurorisë, dyshohet se të akuzuarit kanë tentuar të ndikojnë te dëshmitarët e procesit gjyqësor për krime lufte ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në qendër të përplasjes mes palëve janë bisedat e regjistruara gjatë vizitave në paraburgim.
Ky proces është i ndarë nga gjykimi kryesor për krime lufte, si dhe kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Më 16 shtator, Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u dënuan me 81 vite burg në total.


