Me merkaton e janarit në sfond, klubet e mëdha në Europë i kanë të qarta objektivat dhe lëvizjet kanë filluar që tani. Sipas “Il Messaggero”-s, Juventusi ka bërë gati një ofertë prej 40 milionë eurosh për Kenneth Taylor të Lazio-s.
Klubi bardhezi kërkon ta marrë në janar, duke fituar konkurrencën me anglezët e Brighton dhe Bournemouth.
Por, Lazio refuzon. Edhe pse mund të fitojnë shumë në këtë rast, drejtuesit e klubit bardhekaltër e kanë siguruar trajnerin Gattuso për qëndrimin e lojtarëve big në dimër. Mbi të gjitha në rast të bllokimit të merkatos, duke konfirmuar linjën “flasim në qershor”, siç u është komunikuar agjentëve të Isaksen për ofertën e bërë nga Brentford.
Më e komplikuar bëhet situata te Lazio për shkak të pagës së mesfushorit holandez, që me këtë skuadër përfiton 1.7 milionë euro, kurse Juventusi i ofron atij dyfishin.


