Kombëtarja shqiptare ka nisur sot zyrtarisht grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve të fundit të UEFA Nations League, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në dispozicion të trajnerit Rolando Maran ishin 25 lojtarë, ndërsa Myrto Uzuni dhe Qazim Laçi do t’i bashkohen ekipit gjatë mbrëmjes së sotme. Të dy futbollistët pritet të jenë të gatshëm që nesër për të zhvilluar seancën stërvitore me pjesën tjetër të skuadrës.
Seanca e sotme stërvitore u zhvillua në dy grupe. Programi stërvitor u përshtat sipas minutave të aktivizimit të futbollistëve me ekipet respektive, me lojtarët që kishin qenë në fushë ditën e djeshme që iu nënshtruan një seance rikuperimi, ndërsa pjesa tjetër e grupit zhvilloi një stërvitje të plotë.
LEXO EDHE: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh, Maran fton tifozët në stërvitje
Ditën e nesërme, kuqezinjtë do të vijojnë përgatitjet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, duke intensifikuar punën në prag të dy sfidave të fundit të këtij edicioni të UEFA Nations League.
LEXO EDHE: Pas 9 vitesh dhe 24 ndeshjesh, Ivan Balliu njofton tërheqjen nga Kombëtarja!


