Manchester United po e shqyrton transferimin e Jobe Bellinghamit nga Borussia Dortmundi, nëse Bruno Fernandes largohet nga klubi.
Mesfushori 21-vjeçar ka kontratë deri në vitin 2030 dhe vlerësohet rreth 38 milionë euro.
Megjithatë, ende nuk ka negociata apo ofertë zyrtare nga klubi anglez.


