Demokratët në mbështetje të të rinjve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe që për sot kanë thirrur një tjetër protestë kombëtare në Tiranë.
Para orës 13:00, deputetë e mbështetësve të opozitës marshuan nga Selia Blu drejt “Dëshmorëve të Kombit” për t’u stacionuar para Kryeministrisë.
Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve, që pavarësisht bindjeve politike, t’i bashkohen tubimit kundër qeverisë, në përkrahje të studentëve e gjimnazistëve që protestojnë prej ditësh.
Ndërkohë, në orën 14:00 nis protesta kombëtare e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Të vendosur për vijimin e qëndresës, refuzojnë dialogun me Ramën. Në krah të tyre janë rreshtuar edhe pedagogë.
Policia e Shtetit ka përgatitur një plan masash për protestat e sotme. Në terren janë angazhuar 1200 efektivë policie.
Kujtojmë se një ditë më parë, shefi i qeverisë bëri publike hapësirën më të re të komunikimit online, përmes së cilës qytetarët do të kenë mundësi t’i drejtohen drejtpërdrejt atij dhe qeverisë për problematikat që i shqetësojnë.


