U kap në flagrancë me 65 doza kokaine në automjet që dyshohet se do t’i shiste, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë. Ai u prangos në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmimi”. Shtetasi nga Krutja e Poshtme, u ndalua në fshatin ku banon, pas informacioneve në rrugë operative.
Gjatë kontrollit të makinës e banesës së tij, blutë gjetën e sekuestruan 65 doza kokainë, me peshë totale 156 gramë, një armë gjahu dhe 105 fishekë, dy peshore elektronike, një aparat celular, automjetin me të cilin lëvizte, si dhe një shumë në euro e lekë, e dyshuar si e përfituar nga shitja e drogës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


