Fëmijë të Kopshtit nr.10 në Vlorë u dërguan në spital me simptoma si dhimbje barku e të vjella, paraprakisht dyshohet helmim nga ushqimi.
Rastet u raportuan prej mbrëmjes së djeshme kur prindërit njoftuan në lidhje me shqetësimet shëndetësore.
Sipas të dhënave spitalore, 5 prej tyre vijojnë të shtruar ndërsa pjesa tjetër u largua pas trajtimit mjekësor.
Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) mori mostrat që po iu nënshtrohen analizave laboratorike, për të përcaktuar shkakun.


