Edukatorja e dyshuar për dhunimin e një fëmije 4-vjeçar në Korçë do të hetohet në gjendje të lirë.
Ajo u arrestua pak ditë më parë, pasi u ngrit një akuzë se dhunonte të miturën në kopsht.
Për të është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Gjithashtu, është vendosur pezullimi i saj nga detyra, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.


