Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përshëndeti rezultatin e arritur nga shqiptarët e Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke e cilësuar “arritje historike për përfaqësimin e tyre politik”.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Berisha vlerësoi bashkimin në një koalicion të vetëm, çka iu mundësoi dy mandate parlamentare, ndërsa një i tretë mbetet i mundshëm.
Arritje historike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës! Miq, Një urim të përzemërt, në emër të Partisë Demokratike, për shqiptarët e Luginës së Preshevës, për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të djeshme në Republikën e Serbisë.
Pas bashkimit në një koalicion të vetëm, ata fituan dy mandate parlamentare, ndërsa edhe një mandat i tretë mbetet i mundshëm.
Ky rezultat është një dëshmi e rëndësishme e fuqisë së bashkimit dhe e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Urime dhe suksese!


